Lajçak: Marrëveshja e Ohrit hapi rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë
Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur për takimin që ka pasur të martën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në një postim në rrjetin social “X”, Lajçak ka shkruar se në takim me Vuçiqin kanë diskutuar për procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, transmeton Telegrafi.
“Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit”, ka pohuar ai.
Ndryshe, ditë më parë në Bruksel ka dështuar të mbahet takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit.