Dushi: Me rikthimin e LDK-së në qeverisje kthehet zhvillimi ekonomik e mirëqenia e qytetarëve
Florian Dushi, kandidat i LDK-së për deputet ka thënë se në Vushtrri qytetarët brohorisnin me entuziazëm nevojën për ndryshim.
Sipas tij, me rikthimin e LDK-së në qeverisje kthehet zhvillimi ekonomik e mirëqenia e qytetarëve.
“Në Vushtrri, në një tubim madhështor të LDK-së ku qytetarët brohorisnin me entuziazëm nevojën për ndryshim, nevojën për rikthimin e LDK-së në qeverisjen e vendit me çfarë rikthehet stabiliteti politik, zhvillimi ekonomik e mirëqenia e përgjithshme e qytetarëve”, ka thënë Dushi.