Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe me banorët e fshatit Krushë.
Hamza ka thënë se edhe Krusha ka vendosur dhe po angazhohet për fitoren e tij.
Ai ka thënë se jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit. Dhe, po ashtu, ka mundur të jetë shumë më mirë edhe Kosova.
“Edhe Krusha ka vendosur dhe po angazhohet për fitoren tonë.
Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit. Ka mundur të jetë shumë më mirë edhe Kosova.
#MaMirë është mundësi më e mirë për të gjithë, pa dallim! #PDK131”, ka shkruar Hamza.