Merr jehonë iniciativa e Isak Nezirit për bursa në emër të Leotrimit të ndjerë– nga mërgata vjen përkrahja financiare e afaristëve tjerë
![Merr jehonë iniciativa e Isak Nezirit për bursa në emër të Leotrimit të ndjerë– nga mërgata vjen përkrahja financiare e afaristëve tjerë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/D85B459B-3540-4AEB-8C4F-11CF1F1AD437-523x300.jpeg)
Kandidati i PDK-së për deputet Isak Neziri, i cili në listën zgjedhore bart numrin 99 ka njoftuar se pasi mori iniciativën për ndarjen e bursave me emrin e Leutrim Ahmetit, është rritur edhe interesimi i afaristëve të tjerë për të iu bashkuar iniciativës së tij.
“I lumtur që nisma ime me Nanën e Leotrimit të ndjerë po gjen përkrahje. Sot vullnetarisht i është bashkuar iniciativës për themelimin e Fondit për Ndarjen e Bursave “Leotrim Ahmeti” miku im afarist nga Gjermania dhe veterani i luftës, Mentor Mazreku”, shkroi mes tjerash Neziri.
Postimi i plotë:
I lumtur që nisma ime me Nanën e Leotrimit të ndjerë po gjen përkrahje. Sot vullnetarisht i është bashkuar iniciativës për themelimin e Fondit për Ndarjen e Bursave “Leotrim Ahmeti” miku im afarist nga Gjermania dhe veterani i luftës, Mentor Mazreku. Faleminderit shumë Mentor për këtë shembull. Ftojmë bashkë edhe të tjerë afaristë e njerëz të vullnetit të mirë t’i bashkohen iniciativës për ndihmë për nxënësit në nevojë.
Shpërndaje 🙏
I lumtur që nisma ime me Nanën e Leotrimit të ndjerë po gjen përkrahje. Sot vullnetarisht i është bashkuar iniciativës…
Posted by Isak Neziri on Tuesday, January 21, 2025