Enver Hoxhaj iu drejtohet qytetarëve të Therandës me një video
Pas një jave të intensifikuar të fushatës zgjedhore, Enver Hoxhaj ka bërë një thirrje të veçantë për qytetarët e Therandës, duke i ftuar që t’i bashkohen tubimit madhështor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Therandë, i cili do të mbahet sot.
“Pas një jave fushatë, po largohet mjegulla e keq-qeverisjes së Kosovës. Nesër e kemi tubimin e madh të Partisë Demokratike të Kosovës në Therandë, në orën 17:00. Ju ftoj që të na bashkoheni”, tha Hoxhaj në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale.