Hajdar Beqa takohet me veteranë të UÇK-së: Rrugëtimi ynë si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që ata mbrojtën me gjak
Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa sot takoi veteranë të UÇK-së nga zona e Llapit.
Ai në Facebook ka thënë se se shtetit duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që e kanë mbrojtur gjakun.
Beqa tutje thotë se e kanë detyrë t’I ruajnë themelet e shtetësisë.
“Sot pata nderin të takoj bashkëluftëtarët veteranë të UÇK-së nga zona e Llapit, simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rrugëtimi ynë si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që ata mbrojtën me gjak. Është detyra jonë t’i ruajmë këto arritje dhe t’i forcojmë themelet e shtetësisë sonë. Lavdi të rënëve dhe respekt për çdo luftëtar të lirisë!”, ka shkruar ai.