Ferat Shala: Rahoveci meriton vëmendje të veçantë nga shteti
Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka thënë se Rahoveci ka njerëz punëtorë e atdhetarë.
Ai në Facebook tha se Rahoveci meriton vëmendje nga shteti, dhe investime për të lehtësuar punën e fermerëve.
Postimi i plotë:
Sot në Rahovec e pata konakun. Kisha kënaqësinë të takoj shokë e bashkëluftëtarë. Ky vend ka njerëz shumë punëtorë dhe atdhetarë. I dhënë shumë Kosovës, si në luftë me beteja, ashtu edhe në paqe me punë – duke prodhuar rrush, perime dhe verë. Meriton vëmendje të veçantë nga shteti, subvencion e investime që lehtësojnë punën e fermerëve të vyeshëm të kësaj zone. Dhe me Bedri Hamzën do ta kenë.
VOTO #PDK131 #FeratShala16