Hoti me fjalë të mëdha për Rugovën: Kosova sot është ajo që është, falë udhëheqjes së tij

Hoti me fjalë të mëdha për Rugovën: Kosova sot është ajo që është, falë udhëheqjes së tij

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit, Hoti ka thënë se Rugova ka qenë personalitet i jashtëzakonshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar

“Sot, përkujtojmë një personalitet të jashtëzakonshëm, Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, atin themeltar të shtetit të Kosovës. Ai ndërroi jetë në vitin 2006, por idealet, guximi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike vazhdojnë të frymëzojnë çdo qytetar dhe udhëheqës që e don vendin. Dr. Ibrahim Rugova udhëhoqi vendin me një vizion të qartë dhe një karakter të fortë. Ai besoi në paqe, në dialog dhe në diplomacisë ndërkombëtare. Ai mbetet simbol i qëndrueshmërisë politike për realizimin e aspiratave të popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe drejtësi. Ai ishte një mendimtar dhe lider shpirtëror që la një trashëgimi të fortë për një të ardhme më të drejtë. Kosova sot është ajo që është, falë udhëheqjes së tij”, ka shkruar Hoti.

Ai ka vlerësuar se sot duhet nderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

“Sot, gjithashtu nderojmë çdo bashkëpunëtor të tij që kontribuoi në këtë rrugëtim, duke kujtuar se lufta për forcimin e shtetit të Kosovës vazhdon. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ne, si pasardhës të vizionit të Dr. Ibrahim Rugovës, kemi detyrimin ta mbrojmë këtë trashëgimi dhe ta realizojmë ëndrrën e tij! Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!”, ka shkruar Hoti.

Shpërndaje në: