Gjykata dënon Princ Leka Zogun, Elia Zaharia shpallet e pafajshme

Gjykata dënon Princ Leka Zogun, Elia Zaharia shpallet e pafajshme

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Princ Leka Zogun me një vit burg, megjithatë, për shkak të gjykimit dënimi ka zbritur në tetë muaj dhe është vendosur pezullim në 16 muaj shërbim prove.

Sipas “Top Channel”, ai është dënuar për veprën “Dhunë në familje”.

Po ashtu, gjyqatarja Migena Laska raportohet se ka dënuar me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babanë e Elia Zaharia, ku për shkak të gykimit të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj.

Elia Zaharia ndërkaq, është shpallur e pafajshme.

Të tre personat akuzoheshin për veprën “Dhunë në familje”, kjo pas videove që u publikuan nga rrahja në pallatin mbretëror në fillim të vitit 2024.

Shpërndaje në: