Bajrami bën thirrje: Mos i votoni më kurrë ata që mashtrojnë, por ata që e meritojnë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar qeverinë aktuale për mashtrime gjatë mandatit të saj katërvjeçar.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami ka renditur dështimet qeverisë për të përmbushur një sërë premtmesh duke theksuar se qytetarët janë mashtruar, duke përmendur: ndërtimin e 160 çerdheve, 4000 banesave, rrugët kryesore si Prizren-Tetovë, Kijevë-Zahaq, dhe Prishtinë-Mitrovicë, si dhe premtime për energji dhe produkte ushqimore më të lira.