“Cep më cep për çka…?”, Jehona Lushaku-Sadriu: Qeveri pa program dhe arrogante ndaj qytetarëve
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila njëheri kandidon në listën LDK’së me numrin 9’të, në një intervistë dhënë për Periskopin në Reel Talk, ka kritikuar qeverinë Kurti për sic thotë ajo, “arrogancën e tyre drejt qytetarëve”.
Lushaku-Sadriu, thotë se e gjithë kjo arrogancë e tyre vjen nga mungesa e rezultateve për 4 vjet qeverisje.
“Mungesa e rezultateve të kësaj Qeverie, tregon një arrogancë të tyre – duke mos sjellë një program serioz, posaqërisht tash kur i ka të dhënat që është t’u qeverisë dhe ishte dashtë me ditë se cka i duhet Kosovës, ai zgjedh mos me prezantu. Kur nuk ke program nuk ke zgjidhje për qytetarët.
Arroganca për me thanë “unë s’kam projekte, cep më cep”, cep më cep për çfarë…?
Cep më cep – arsim – shkollat nuk i ke ndërtu, çerdhet si ke ndërtu, as një adresim të krizës ekonomike nuk e ke bo, asnjë lirim të produkteve bazike si ke bë. është shtrenjtu jeta”, deklaroi ajo në emisionin Reel Talk në Periskopi.
Për më shumë shiko videon më poshtë: