Dumani për inceneratorin e Tiranës: Po hetohet për paratë
Gjatë një takimi informal me gazetarët, shefi i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga gazetarët për hetimin që po behet për inceneratorin e Tiranës dhe se ku kanë shkuar paratë.
Ai është shprehur se për momentin është vendosur në sekuestro inceneratori i Tiranës, dhe se gjithçka po menaxhohet nga administrimi i shtetit. Ai ka thënë se po hetohet dhe ku kanë përfunduar paratë.
“Në momentin që është vendosur sekuestro inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”, është shprehur ai.