“Na keni bërë krenarë”, Zogaj zhvillon takim në Velani të organizuar nga Dega III
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Alban Zogaj, ka thënë se në kuadër të angazhimeve për forcimin e strukturave dhe avancimin e vizionit të tyre politik, mbrëmë në Velani kanë zhvilluaar një takim i rëndësishëm, të organizuar me përkushtim nga dega III.
“Takimi shërbeu si një platformë për të diskutuar mbi sfidat, përparësitë dhe hapat e ardhshëm drejt përmbushjes së synimeve strategjike për ndryshimin e madh”, tha Zogaj.
Zogaj, duke vlerësuar punën e palodhur dhe organizimin shembullor të degës III, shprehu mirënjohjen e tij të thellë.
“Ju falënderoj shumë! Na keni bërë krenarë! Angazhimi juaj është dëshmi e fuqisë sonë kolektive dhe vendosmërisë. Ky takim konfirmoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit si bazë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ndërkohë që Velania vazhdon të mbetet një bastion i fortë i përkushtimit dhe besnikërisë ndaj vlerave tona për ta bërë ndryshimin që i duhet Kosovës. #LDK #Voto124 #AlbanZogaj #Voto28”, ka thënë Zogaj.