Berisha: SPAK do të përfundojë në koshin e plehrave, atje e kanë vendin veglat e diktaturës
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vazhduar dhe sot me akuzat e ashpra ndaj Strukturës së Posaçme (SOAK), mëngjesin e së hënës ku ai duhet të paraqitet në këtë godinë në zbatim të masës së vendosur ndaj tij “detyrim paraqitje”.
Berisha akuzoi SPAK se mban dosje të fshehura, teksa shtoi se veglat mjerane të diktaturës do të përfundojnë në koshin e plehrave.
“E kanë rrethuar me policë. Çfarë frikacakësh. Këtu në dalje po ua lexoj shënimin e mëngjesit që të ia dërgova SKAP-i i partisë. SKAP-i e organizuar në luftë ndaj opozitës, e kryesuar nga Altin Lala do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat mjerane të diktaturës në çdo kohë. Do të përfundojë në koshin e plehrave.
Gjatë kohë që qëndrova në ndërtesa gjeta Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte i rrethuar nga disa OPGJ për Olsi Ramën. Ai kishte dorëzuar foto e video që faktonin që Olsi Rama është një trafikant dhe se ai bashkë me një bandë erdhi nga Bostoni për të vazhduar trafiqet. Pjesa më e madhe e ndërtesës përbëhet nga plehrat e inceneratorit të Tiranës”, tha Berisha.