Lirimi i pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez

Lirimi i pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka reaguar lidhur me lirimin e tre pengjeve izraelite nga Hamasi.

Në një mesazh në platformën X, ajo thekson se ky është një moment “që të mbush me shpresë”, ndërsa përshëndeti edhe marrëveshjen e armëpushimit.

“Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher janë të lirë. Dhe të tjerët do të jenë gjithashtu. Le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez… Armëpushimi duhet të respektohet”, shkroi ajo në një mesazh në X.

Shpërndaje në: