Abdixhiku e mbyll ditën në Gollak: Më dhuruan një shall tjetër të fitores, si rikujtim i peshës së madhe që bartim sot

Abdixhiku e mbyll ditën në Gollak: Më dhuruan një shall tjetër të fitores, si rikujtim i peshës së madhe që bartim sot

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka mbajtur tubim në Llukar të Gollakut.

Ai ka thënë se nuk mbahet mend kur LDK-ja është mbledhur kaq shumë në këtë anë.

“Tubimi i fundit për sonte, në Llukar të Gollakut! Nuk mbajmë në mend kur jemi mbledhur kaq shumë në këtë sallë e këtë anë”, ka thënë Abdixhiku.

“Më dhuruan një shall tjetër të fitores, si rikujtim i peshës së madhe që bartim sot”, ka thënë ai.

 

Ai ka thënë se Gollaku i zjarrtë është rreshtuar djathtë dhe se fitorja e Prishtinës është e qartë tashmë!

“Ju faleminderit që nuk më latë vet kur duhej më së shumti! 9 shkurti është festa jonë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: