Daut Haradinaj në Skenderaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se lista jonë e vlerave të mëdha është krijuar mbi parimin e bashkimit për fitoren e Kosovës.
Daut Haradinaj në tubimin madhështor në Skenderaj, ka thënë se kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga këtu.
“Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga këtu. Sot jemi bashkuar për t’a bërë Kosovën anëtare të NATO-s. Skënderaj ja din rëndësinë sigurisë së Kosovës, dha gjithçka çka kishte për lirinë saj. Skënderaj me Gjeneral Nuredinin dhe Gjeneral Kodrën, sot i dhanë besën Koalicionit për Kosovën Fituese, sepse vetëm përmes kësaj liste dalim ballëhapur para qytetarëve tanë duke ju dhënë siguri, mirëqenie dhe integrim”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se lista jonë e vlerave të mëdha është krijuar mbi parimin e bashkimit për fitoren e Kosovës.
“Lista jonë e vlerave të mëdha është krijuar mbi parimin e bashkimit për fitoren e Kosovës, njësoj sikur në çdo kohë kur Kosova kishte nevojë për ne. Ka qenë dhe është nder i madh me u rreshtu bashkë, prapë.
Na priftë e mbara!”, është shprehur Daut Haradinaj.