Zjarri i madh në Suharekë, Muharremaj: Vendet e rajonit na dolën në ndihmë, shprehim keqardhje për dëmet e shkaktuara
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se zjarrfikës nga Prizreni, Rahoveci, Mamusha e vende të tjera bënë “përpjekje të vazhdueshme” për shuarjen e zjarrit që e kaploi ETC-në në këtë qytezë.
Muharremaj shprehu keqardhje në një postim në Facebook për dëmet e mëdha materiale që tha se i ka pësuar ETC.
“Nga orët e para të mëngjesit zjarrëfikësit nga komuna jonë, Prizreni, Rahoveci, Mamusha e lokacione tjera, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme, në shuarjen e zjarrit. Shprehim keqardhje për dëmet e mëdha materiale që ka pësuar ETC”, shkroi ai.
Muharremaj tha se “situata është nën kontrollë dhe njëkohësisht po vazhdohet me kujdestari deri në evitimin e plotë të rrezikut”.
Pronari i ETC-së, Ramiz Kelmendi, tha më herët se dëmet materiale që u shkaktuar nga zjarri janë mbi 3 milionë euro.