Rrahman Rama vazhdon takimet në Gjilan: Faleminderit për pritjen dhe mbështetjen
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka vazhduar fushatën e tij elektorale me një vizitë në Gjilan, ku është pritur ngrohtësisht nga shoqëria dhe miqtë e familjes Salihu.
“Sot kemi vazhduar takimet në Gjilan, ku jemi pritur nga shoqëri e miq të familjes Salihu,” ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale.
Ai ka falënderuar përzemërsisht mikpritësit për mbështetjen e treguar, duke vlerësuar përkushtimin e tyre ndaj vizionit të tij dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.