Berisha të hënën në SPAK, PD lajmëron sërish protestë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet mëngjesin e së hënës sërish në SPAK në kuadër të masës detyrim paraqitjeje të dhënë nga Apeli i GJKKO.
Në një mesazh dërguar strukturave të Partisë Demokratike konfirmohet pjesëmarrja e Berishës në Prokurorinë e Posaçme dhe bëhet thirrje për protestë.
“Të dashur miq. Ditën e hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha në SKAP…Ndaj në orën 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundershtarët politikë”, thuhet në mesazhin dërguar strukturave të PD./euronews