Haradinaj: Kosova flen në thëngjill e s’ka rrymë, mafia energjitike në burg
“Superfuqi energjetike me kapacitet prej 1 mijë e 500 megavatësh”, zotohet ta bëjë vendin Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në eventualitetin e ardhjes së tij në qeverisje.
“Kosova në dritë, mafia energjetike në burg”, shkroi Haradinaj në një postim këtë mëngjes të së dielës.
“Kosova sot flen në thëngjill e ska energji. Është vendi me ajrin më të ndotur, ku tregtinë e mallit më të kërkuar – energjisë, e bëjnë tuxharët e mafisë energjetike. E kemi dhënë fjalën që Kosovën ta shndërrojmë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MW, dhe do ta mbajmë”, tha ai.