Katër raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Rastet janë raportuar në Klinë, Pejë, Ferizaj dhe Mitrovicë të Veriut.
Në Klinë një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin se e kishte sulmuar fizikisht babanë.
“Klinë / 18.01.2025 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në Ferizaj është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij. Ai është dërguar në mbajtje. Në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një person, i cili dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë fizike e psikike ndaj gruas.
Në Pejë një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshje ia demoloi shtëpinë të birit.