Abdixhiku: Përmbyllje e shkëlqyeshëme e javës së parë elektorale, LDK në momentumin më të mirë
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, mbylli javën e parë elektorale me tubim entuziast në Mirdi të Poshtme.
“Miradi e Poshtme! Jo tubimi qendror në Fushë Kosovë! Vetëm Miradi! Sa entuziazëm, sa energji, sa bindje! Kaherë si kështu. Përmbyllje e shkëlqyeshme e javës së parë elektorale!” – shkroi Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut, qytetarët nga çdo anë e Kosovës po shprehin mbështetjen për vizionin e LDK-së, që vendos qytetarin në qendër dhe ofron një program të fokusuar në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe krijimin e mundësive për të gjithë.
“LDK në momentumin më të mirë! Faleminderit Burim e Besnik për Organizimin, Linda e Laureat suksese!
Populli gjithandej nëpër Kosovë po na tregon se fuqia e LDK-së buron te ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë, me mirëqenie e mundësi për të gjithë. Bisedat e sinqerta dhe përkrahja e flaktë që po shohim anembanë vendit janë dëshmi se Kosova është gati për ndryshimin e shumëpritur që do ta sjellim më 9 shkurt.
Me ekipin tonë të përgatitur dhe me një vizion që vendos qytetarin në qendër, LDK do ta udhëheqë vendin drejt të ardhmes së ndritur – me programin Rruga e Re që fokusohet në zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe mundësi për çdo qytetar
Falemnderit Miradi e Epërme për mbështetjen tuaj
Ndryshimi e bëjmë bashkë!” – tha ai.