Shahin Dervishaj: Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh rëndësinë e angazhimit të vërtetë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, po vazhdon takimet me qytetarë gjithandej Republikës së Kosovës.
Mbrëmjen e së shtunës, Dervishaj është takuar me disa qytetarë nga fshati Komoran.
“Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh sa e rëndësishme është puna dhe angazhimi i vërtetë”, ka theksuar 77-shi i PDK-së pas këtij takimi.
“Sot pata mundësinë të takohem me qytetarët e Komoranit dhe rrethinës, me të cilët ndamë shqetësimet e tyre. Angazhimi im për këtë zonë është më i fortë se kurrë, dhe vetëm së bashku mund të sjellim ndryshimin që na duhet”, ka shtuar ai.