Krasniqi tallet me qeveritarët: Pushteti u jep aq shumë vetëbesim, sa që mendojnë se dinë edhe të këndojnë
Analisti Albert Krasniqi ia ka numëruar partisë në pushtet veprimet gjatë fushatës zgjedhore.
Ai ka bërë me dije se partia në pushtet gjatë kësaj kohe ka bërë 9 veprime, të cilat janë në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar se zyrtarëve qeveritarë pushteti u jep aq shumë vetëbesim, sa që kanë filluar të mendojnë se dinë edhe të këndojnë
Postimi i plotë i Krasniqit:
Çfarë ka treguar VV gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore:
1. Shpërndarje të shtesave financiare prej 70 milionë euro, si përpjekje për blerje votash;
2. Thirrje për dhunë dhe përdorim të gjuhës fyese ndaj opozitës;
3. Keqpërdorim i pozitës në KQZ për përfitime politike;
4. Bojkot i mediave dhe ikje nga debatet publike;
5. Përdorim i policisë për qëllime politike pa respektuar rregullat ligjore;
6. Kapje të institucionit të pavarur siç është Komisioni i Pavarur për Media;
7. Shpërndarje të kartelave të punësimit në KEK në kohë fushate;
8. Sulme ndaj bizneseve të mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla;
9. Sulme ndaj institucioneve të drejtësisë duke kërkuar një Kryeprokuror që ka simpati për Kryeministrin.
Pushteti i përqendruar në duart e një partie të vetme politike u jep aq shumë vetëbesim, saqë fillojnë të mendojnë se dinë edhe të këndojnë!