Azemi pas zhvillimeve në KPM: Zgjedhja e kryetarit të ri, dëshmon kapjen e këtij organi nga partia në pushtet

Azemi pas zhvillimeve në KPM: Zgjedhja e kryetarit të ri, dëshmon kapjen e këtij organi nga partia në pushtet

Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Komisionin e Pavarur të Mediave.

Azemi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se zgjedhja e kryetarit të ri dëshmon kapjen e KPM nga partia në pushtet.

“Një institucion i rëndësishëm si KPM që duhet të garantojë lirinë e mediave dhe të mbrojë interesat e qytetarëve, ka rënë në duar politike”, ka shkruar Azemi mes tjerash.

 

 

Postimi i plotë:

Kapja e KPM-së rrezik për lirinë e mediave dhe shoqërinë

Zhvillimet e reja në Komisionin e Pavarur për Media shpërfaqën një realitet të frikshëm, tentimin e vazhdueshëm të qeverisë për të kapur institucionet.

Një institucion i rëndësishëm si KPM që duhet të garantojë lirinë e mediave dhe të mbrojë interesat e qytetarëve, ka rënë në duar politike.

Zgjedhja e një kryetari të ri, është një tjetër hap që e dëshmon kapjen e këtij organi nga partia në pushtet.

Ruajtja e lirisë së mediave është një nga shtyllat kryesore të demokracisë, dhe çdo tentim për ta dëmtuar atë, është kërcënim ndaj demokracisë.

Të gjithë duhet ta mbrojmë sistemin demokratik dhe të drejtat e qytetarëve.

Shpërndaje në: