Flutura Kusari denoncon përpjekjen e pushtetit për kapjen e KPM-së tinëz, publikon dokumentin
Juristja e medias dhe aktivistja e shoqërisë civile, Flutura Kusari ka dhënë informata tjera me rëndësi për tentim kapjen e KPM-së nga pushteti.
Ajo thotë se “KPM ka planifiku sot me ndryshu rregulloren e punës që me mujtë me e kapë politikisht pozitën e kryetarit dhe të nënkryetarit”.
Siç pohon ajo, ky ndryshim “tinëzar” është dëshmi që është proces i kundërligjshëm dhe politik.
“Info e re me rëndësi, poashtu alarmuese, WOW WOW WOW. KPM ka planifiku sot me ndryshu rregulloren e punës që me mujtë me e kapë politikisht pozitën e kryetarit dhe të nënkryetarit. E pabesueshme.
Ky ndryshim tinzar i rregullores, pa e përfshi as në agjendë, është dëshmi që është proces i kundërligjshëm dhe politik. Ndryshimi i rregullorës në këtë formë është i jashtëligjshëm poashtu. Shihni nenin që e kanë propozu. E pabesueshme”.
Ajo e krahason këtë metodë që pushteti aktual e ka përdorë në RTK për me zgjedhë drejtorin.
“Copy paste e njëjta metodë. Wow”.