Lushaku-Sadriu: Nuk marr pjesë në përurime shkollash për efekte elektorale

Lushaku-Sadriu: Nuk marr pjesë në përurime shkollash për efekte elektorale

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë dhe kandidatja për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu, ka refuzuar të marrë pjesë në përurimin e Shkollës “Prishtina e Re”, që është mbajtur sot, ku u vendos gurthemeli i këtij projekti të ri.

 

Lushaku-Sadriu, e cila është gjithashtu kandidate për deputete në këto zgjedhje, ka sqaruar se nuk do të marrë pjesë në aktivitete të tilla gjatë fushatës zgjedhore, pasi i konsideron ato si përdorim të mundshëm për qëllime elektorale.

Sipas saj, gurthemeli i shkollës nuk duhet të vihet në kushte të tilla të motit të ftohtë (-1°C), duke pasur parasysh edhe periudhën e fushatës zgjedhore.

Ajo ka theksuar se ky projekt është punuar dhe përgatitur nga Komuna e Prishtinës, e cila ka ndarë parcelën, ka përfunduar procedurat dhe ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm tek Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Sidoqoftë, ajo ka bërë të qartë se nuk e konsideron të arsyeshme që përurimi të bëhet gjatë kësaj periudhe. Lushaku-Sadriu ka theksuar se Komuna e Prishtinës, me ndihmën e Drejtorisë së Arsimit, ka përfunduar disa projekte të rëndësishme në fushën e arsimit, duke përfshirë shkolla dhe kopshte të reja, me projektet dhe parcelat tashmë të ndara dhe të identifikuara.

Megjithatë, ajo ka shprehur shqetësimin se promovimi i këtyre institucioneve arsimore gjatë fushatës zgjedhore është i papërshtatshëm dhe i papranueshëm për të.

Në përfundim, Lushaku-Sadriu ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e infrastrukturës arsimore në Prishtinë, por ka theksuar se nuk do të pranojë të marrë pjesë në aktivitete që mund të interpretohen si pjesë e fushatës elektorale. Jehona Lushaku-Sadriu garon me numrin 9 në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.

 

Postimi i plotë: 

Shpërndaje në: