Arrestohet i kërkuari në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vite
Policia e Prizrenit ka arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tre (3) vitesh burgim një 22-vjeçar të kërkuar.
I arrestuari ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale “Tentim vrasje”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet tutje në njoftimin e policisë në Facebook.