Paralajmërimi për shkarkimin e kryetarit të KPM-së, Kelmendi: Ky është vërtetë alarm për shoqërinë
Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi e ka cilësuar “alarmuese për shoqërinë” paralajmërimin për shkarkimin nga pushteti të kryetarit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Jeton Mehmeti.
Sipas Kelmendi, nëse ndodh kapja partiake e KPM-së, vendi do të rrëshqas drejt “pusit”.
“Kosova vjet ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, nga vendi i 56 në atë 75 në botë. Kjo ishte rënia më e rëndë që ka pasur vendi ynë”, tha Kelmendi në një shkrim në Facebook të premten.
“Nëse ndodh kapja partiake edhe e KPM-së, duhet se sigurt do të rrëshqasim krejt dhe drejt pusit! Çfarë zhgënjimi për gjeneratën që ka luftuar për liri dhe drejtësi!”, tha ai.
Në fund, Kelmendi tha se ky “është vërtetë alarm për shoqërinë”.