Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se derisa në dhjetor qytetarët e Kosovës nuk kanë pasë rrymë deri në 12 orë, rryma ishte shitur jashtë vendit.
Ajo këtë deklaratë tha se e bëri bazuar në të dhënat e Doganave të Kosovës.
Bajrami tha se derisa eksporti i energjisë elektrike për tërë vitin 2024, sipas OpenData të Doganës së Kosovës, është 150.5 milionë euro, vetëm në dhjetor eksporti (shitja jashtë Kosovës) është 135 milionë euro.
“Pra, ne kemi pasur reduktime në dhjetor sepse energjia elektrike është shitur në Shqipëri për 114.6 milionë euro, në Slloveni për 10.7 milionë euro dhe në Maqedoni për 2.3 milionë euro.Gjatë dhjetorit importi i energjisë ka qenë në shumë prej 38 milionë euro” shkruan Bajrami.
Bajrami i’u ka drejtuar edhe disa pyetje Qeverisë në lidhje me shitjen e rrymës.
Postimi i plotë: