Shuhet në moshën 78-vjeçare regjisori i njohur amerikan, David Lynch

Shuhet në moshën 78-vjeçare regjisori i njohur amerikan, David Lynch

David Lynch, regjisor me ndikim, i njohur për filmat e tij unikë e surealë e emisionet televizive, përfshirë “Blue Velvet” dhe “Twin Peaks”, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin “Facebook”, ku familja e tij shkroi: “Me keqardhje të thellë ne, familja e tij, e njoftojmë shuarjen e burrit dhe artistit, David Lynch. Do të vlerësonim ca privatësi në këtë kohë. Është një vrimë e madhe në botë tani që ai nuk është më me ne, por, siç do të thoshte ai, “Mbaje syrin te petulla rrumbullake, e jo te vrima e saj.”

Televizioni CNN e ka kontaktuar fondacionin e regjisorit për komente të mëtejme. Shkaktari i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Karriera gati gjysmëshekullore e Lynch-it dallohej me një varg filmash me stilizim të lartë, shpesh me situata sureale dhe elemente mbinatyrore. Ai ishte shpërblyer me çmimin “Luani i Artë” për arritje jetësore në Festivalin e Filmit në Venecia më 2006.

Lynch ishte gjithashtu katër herë i nominuar për Oskar në katergori me konkurrencë, përfshirë tri herë për regjisorin më të mirë për filmat “Elephant Man”, “Blue Velvet” dhe “Mulholland Drive”.

Shpërndaje në: