Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtetë atë vajzë
Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka qenë sot skena e një debati të ashpër mes Gjestit dhe Xumit, që ka ngritur tensionet në një tjetër nivel.
Sherri shpërtheu kur Xumi i përmendi Gjestit një histori personale nga jashtë, duke iu referuar lidhjes së tij me Xheneten në “Big Brother VIP Kosova”.
“Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht në gojë…”, tha Xumi, një koment që provokoi një përgjigje të ashpër nga Gjesti: “Edhe unë ta mora ty Eglin”.
Deklarata e këngëtarit shkaktoi një atmosferë të tensionuar në shtëpi. Banorja Egli, e cila u përmend në këtë bisedë, zgjodhi të mos reagojë në sy të të tjerëve, duke preferuar të ruajë qetësinë për të mos lejuar që kjo situatë të përdoret kundër saj në lojë.
Më vonë, Gjesti iu drejtua Eglit me një kërkim faljeje, duke i shprehur ndjesën për deklaratën e tij. Ai u përpoq të shpjegonte emocionet që e kishin shtyrë të thoshte atë që tha, duke treguar për ndjesitë e vështira që e shoqërojnë brenda lojës.
Pjesë nga biseda e tyre:
Gjesti: “As unë se kam të lehtë”.
Egli: “Më vjen shumë keq, por për momentin kam hall problemin tim. Varja, se lojë është. Ma ke bërë të qartë që në fillim që është lojë. Tjetër gjë që unë shumë shpesh nuk i perceptoj të gjitha emocionet si lojë. Është faji im”.
Gjesti: “Egli, po të them nuk e kam të lehtë, shumë e kam të vështirë”.
Egli: “Do kalojë”.
Gjesti: “Shumë e kam zor, pasha Zotin e madh. Me më përdorë gjërat jashtë, me familje, me krejt, e me lidhje se me të vërtetë e kam dashur atë vajzë. E kam të vështirë, më beso. Atë fjalë e nxora se më kupi zemra. Ndoshta ty të lëndova”.