Gjendet një trup i pajetë në Tiranë
Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Tiranë ditën e sotme.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçarit të ketë qenë një arrest kardiak, raporton A2CNN.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës.