Demaku takohet me bashkëluftëtarët: Do të punoj për të garantuar një të ardhme më të mirë për ata që sakrifikuan për vendin tonë

Demaku takohet me bashkëluftëtarët: Do të punoj për të garantuar një të ardhme më të mirë për ata që sakrifikuan për vendin tonë

Kandidati për deputet nga PDK-së, Fadil Demaku i cili në listën zgjedhore mban numrin 19 sot ka vizituar Shoqatat e Dalura nga Lufta, dega në Drenas.

Përmes një postimi në llogarine e tij në Facebook, Demkau tha se do të angazhohet “për të garantuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ata që sakrifikuan për vendin tonë”.

Postimi i plotë:

Sot, në Shoqatat e Dalura nga Lufta, dega në Drenas, pata nderin të jem në mesin e bashkëluftëtarëve të mi, ku ndamë momente të veçanta dhe diskutuam mbi vështirësitë dhe shqetësimet e tyre.
Isha i nderuar nga mbështetja e tyre dhe u zotova se do të jem zë i fuqishëm në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.
Bashkë, do të vazhdojmë të punojmë për të garantuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ata që sakrifikuan për vendin tonë.

Shpërndaje në: