Dy punëtorë të “Trepçës” suspendohen nga puna
Dy punonjës të ndërmarrjes “Trepça” janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre në minierë.
Sipas njoftimit zyrtar, B.SH dhe E.K, më 7 janar, duke i shfrytëzuar daljet alternative, kanë ikur nga vendi i punës.
Në njoftim thuhet se ata kanë kryer shkelje të detyrave të punës, sipas rregullores për përgjegjësi disiplinore dhe materiale.
“Të njëjtit me datën 07 janar 2025 kanë ikur nga vendi i punës dhe kanë shfrytëzuar daljet alternative për të ikur nga vendi i punës, ashtu që kanë kryer shkelje të detyrave të punës sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.
Largimi i tyre është bërë deri në një afat të pacaktuar.