Krenar Xhaferi tregon koston e unazës së kryeqytetit, 100 milionë euro do të mbulojnë koston e shpronësimeve

Krenar Xhaferi tregon koston e unazës së kryeqytetit, 100 milionë euro do të mbulojnë koston e shpronësimeve

Kandidati për deputet nga LDK, njëherit edhe drejtori për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka përshkruar përmes një matematike të thjeshtë, se sa është kostoja e unazës së kryeqytetit, shkruan Periskopi.

 

Xhaferi tha se shuma e derivateve të shpenzuara për shkak të ngarkesës së veturave që qarkullojnë brenda Prishtinës, “për një mandat qeverisës 4-vjeçar, kjo shumë arrin në: 341 milionë euro, po aq sa kostoja e ndërtimit të unazës së kryeqytetit”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Xhaferi tha se në qeverinë e LDK’së brenda javës do të nënshkruhet garancia për kredinë e unazës së kryeqytetit, dhe 100 milionë euro do të mbulojnë koston e shpronësimeve për tokat që përfshihen në këtë projekt.

 

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: