Lajm i trishtë: Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë legjenda e Kombëtares
Shkodra dhe futbolli shqiptar ditën e sotme janë në zi. Ka ndërruar jetë legjenda e Kombëtares, Sabah Bizi.Bizi ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare në qytetin e Shkodrës.
Një lajm i trishtë për të gjithë sportdashësit dhe jo vetëm, me futbollin shqiptar që humb kështu një nga legjendat e tij.
I quajtur edhe “Nder i Kombit”, ka fituar një sërë titujsh dhe Kupa me fanellën e Vllaznisë dhe Partizanit, ndërsa në futbollin shqiptar ka debutuar që në moshën 17-vjeçare.
Një karrierë e pasur në futboll, duke u bërë edhe një nga figurat kryesore të Kombëtares shqiptare. Por përveç se ishte futbollist, Bizi pavarësisht se u pensionua nga futbolli aktiv, nuk iu nda asnjëherë këtij sporti.
Në karrierën e tij ka drejtuar ekipe si Veleçiku, ndërsa është ulur edhe në stolin e skuadrës së Vllaznisë. Gjithashtu ka mbajtur edhe detyrën e sekretarit te kuqeblutë, teksa ka punuar edhe si trajner i ekipit të moshave.