“Kemi me i pagu vjehrrat” – Petrit Selimi kritikon Kurtin: Ndërtimi i kopshteve të duhura është përgjigja
Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për një premtim.
Më saktë, Selimi ka kritikuar premtimin e Kurtit për pagesat për gjyshet e vjehrrat që kujdesen për nipat e mbesat.
Selimi ka vlerësuar se zgjidhja është ndërtimi i kopshteve.
“Kryeministri i Kosovës Kurti shpall një skemë të re sociale me një tentativë shakaje pa shije: “Ne do t’i japim para nënës dhe vjehrrit tuaj për të parë fëmijët tuaj, pavarësisht se çfarë mendimi keni për ta”. Ndërtimi i kopshteve të duhura është përgjigja, jo akoma më shumë përfitime sociale” – ka shkruar ai.