VV shpërndau ndihma në kohë fushate, reagon LDK: Kjo flet shumë për logjiken e pushtetit dhe mënyren si e këta e trajtojnë qytetarët

VV shpërndau ndihma në kohë fushate, reagon LDK: Kjo flet shumë për logjiken e pushtetit dhe mënyren si e këta e trajtojnë qytetarët
Dega e LDK-së në Gjilan ka reaguar pasi Vetëvendosje dje shpërndau pako ushqimore për familjet në nevojë, në kohën kur partitë politike janë në fushatë zgjedhore.
Nga LDK e kanë vlerërsuar si “keqpërdorim nga ekzekutivi i VV-së për fushatë”.
“E keqja më e madhe është se këto mjete janë zotuar në dhjetor, por tek tani e panë të rrugës të shpërndahen. Kjo flet shumë për logjikën e shëmtuar të pushtetit aktual dhe për mënyrën se si këta i trajtojnë qytetarët tanë”, thuhet mes tjerash në reagimin e LDK.
Reagimi i plotë:

Dje u shpërndanë pako ushqimore e higjienike nga Komuna e Gjilani për 500 për familje në nevojë dhe ky nuk është donacion nga ndonjë organizatë, por janë mjete të taksapaguesve, të cilat po keqpërdoren nga ekzekutivi i VV-së për fushatë.
E keqja më e madhe është se këto mjete janë zotuar në dhjetor, por tek tani e panë të rrugës të shpërndahen. Kjo flet shumë për logjikën e shëmtuar të pushtetit aktual dhe për mënyrën se si këta i trajtojnë qytetarët tanë.

Por, kot e keni. Këto do të mbesin vetëm tentime sepse gjilanasit tashmë ia kanë konfirmuar LDK-së besimin dhe mbështetjen në formë plebishitare më 9 shkurt, të cilët i falënderojmë deri në përulje!

Shpërndaje në: