Një familje tenton që me leje qëndrim fals të fluturojnë drejt Vjenës, kapen në Aeroportin e Prishtinës

Një familje tenton që me leje qëndrim fals të fluturojnë drejt Vjenës, kapen në Aeroportin e Prishtinës

Burrë e grua bashkë me fëmijën e tyre kanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti “Adem Jashari” për në Vjenë me dokumente false.

Ata kanë prezantuar para zyrtarëve një leje qëndrim të një shteti tjetër që dyshohet se ka qenë i falsifikuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar, ndërsa nëna bashkë me fëmijën është dërguar në qendrën për punë sociale.

Njoftimi i policisë:

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

ANP Adem Jashari / 15.01.2025 – 11:50. Raportohet se të dyshuarit një mashkull dhe një femër me shtetësi të huajkanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti Prishtinë për në Vjenë, duke prezentuar leje qëndrim të një shteti tjeter e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar femër së bashku me fëmijë në qendrën për punë sociale.

Shpërndaje në: