Drejtori për Investime Kapitale, Krenar Xhaferi ka njoftuar se komuna e Prishtinës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kolegjin AAB.
Xhaferi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tregoi se ky bashkëpunim do i hap rrugë mundësive të reja për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve.
Postimi i plotë:
U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes Kolegjit AAB dhe Komunës së Prishtinës!
Ky memorandum u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Arteve në AAB, Prof. Fitim Aliu, dhe Drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, MSc. Krenar Xhaferi.
Qëllimi i marrëveshjes:
• Praktika profesionale për studentët në objektet dhe mjediset e punës të menaxhuara nga DIKMK.
• Angazhimi i personelit të Kolegjit AAB për ofrimin e këshillave profesionale.
Ky bashkëpunim i hap rrugë mundësive të reja për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, duke lidhur dijen teorike me përvojën praktike.