7 vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviq

7 vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviq

Sot bëhen shtatë vjet nga vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Siç raportohet nga “Kossev”, sot do të mbahet një përkujtim në Mitrovicën e Veriut, si dhe në Beograd.

Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 me gjashtë plumba në shpinë, para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Në qershor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Marko Roshiqin, Nedeljko Spasojeviqin, Dragisha Markoviqin dhe Zharko Jovanoviqin me gjithsej 22 vjet burg për përfshirjen e tyre në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Shpërndaje në: