Enver Hoxhaj: Me PDK-në në qeveri, rikthejmë besimin e BE-së në Kosovë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka adresuar rëndësinë e kthimit të Kosovës në rrugën evropiane
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti si “anti-perëndimore dhe anti-evropiane.”
“Me PDK-në në qeverisje, nuk do të lihet gurë pa u lëvizur për ta marrë statusin e kandidatit të BE-së,” – ka theksuar Hoxhaj.
Hoxhaj a folur për punën e tij gjatë mandatit si ministër i Jashtëm, duke përmendur forcimin e lidhjeve të Kosovës me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare.
Në një qeveri të ardhshme, PDK zotohet të rikthejë besimin e BE-së në Kosovë, me fokus në partneritete strategjike me Gjermaninë, Francën, Italinë dhe vende të tjera kyçe të BE-së.
Hoxhaj ka kritikuar qeverinë aktuale për izolimin dhe sanksionimin e Kosovës, duke theksuar se orientimi pro-perëndimor i vendit është tradhtuar. Ai ka bërë thirrje për një angazhim të fuqishëm në rikthimin e Kosovës në rrugën evropiane.
“Ne jetojmë në një Kosovë e cila është e izoluar dhe e sanksionuar.Një Kosovë e cila udhëhiqet nga një qeveri anti-perëndimore dhe anti-evropiane. Një Kosovë e cila e ka tradhëtuar orientimin tonë pro-perëndimor. Jam shumë krenar që gjatë kohës sa kam qenë ministër i jashtëm, kemi forcuar lidhjet e Kosovës me institucionet e BE-së dhe me shtete anëtare të saj.” – thotë Hoxhaj në paraqitjen e tij.