Gjesti ngacmon Eglin: A puthemi?
Egli dhe Gjesti kanë filluar që të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin. Madje ditën e sotme, ata kanë qenë të shtrirë te krevati i këngëtarit ku kanë bërë muhabet, por në një moment Gjesti nis duke e përkëdhelur në kokë.
Më pas Egli është ngritur nga krevati i tij dhe kanë biseduar për pëlqimet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Mua s’më pëlqen asnjë vajzë deri më tani, ndoshta më pëlqen më vonë”, tha Gjesit, ndërsa Egli shtoi: “E di”.
“Fli nja 20 minuta edhe tani çohu. Edhe kur të çohem, tani puthem. Po puthem. O Egli a po puthemi? Seriozisht. Ja po çohem, po vij me u puth”, thotë banori.
Egli kthehet, e shikon dhe i thotë: “Ja ke marrë dorën puthjeve në Big Brother, mos u mërzit”.
Ndërkohë Gjesti çohet dhe ikën te krevati ku është shtrirë ajo dhe thotë: “Mos na sheh G-Bani”.