Shahin Dervishaj: Reçaku na kujton çdo vit se liria nuk erdhi pa çmim

Shahin Dervishaj: Reçaku na kujton çdo vit se liria nuk erdhi pa çmim

Kandidati për deputet nga diaspora nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 77, Shahin Dervishaj, ka kujtuar 26 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Ai ka thënë se atë ditë të tmerrshmë e mban mend e nuk i harron pamjet kur fytyrat e nënave që mbanin fëmijt e tyre në krah për t’i shpëtuar.

“26 vite nga masakra e Reçakut, gjenocidi i ushtrisë serbe që ktheu sytë e botës nga Kosova. Mbaj mend se atë ditë të tmerrshme, ku Reçaku u mbush me dhimbje, nuk harrohen pamjet e nënave që mbanin fëmijët e tyre në krahë për t’i shpëtuar, nuk harrohet e as nuk shërohet kurr dhimbja e atyre fëmijëve që panë prindërit e tyre duke u vrarë e që nuk mund të bënin asgjë. Ai tmerr që ata përjetuan është i pashlyeshëm. Reçaku na e kujton çdo vit se liria nuk erdhi pa çmim, dhe çdo sakrificë ka lënë pas një plagë të thellë. E sot, kur kthejmë kokën mbrapa e shikojmë pas, jemi dëshmitarë të humbjeve të mëdha, por gjithashtu të një populli të pamposhtur”, ka shkruar Dervishaj.

Shpërndaje në: