Guardiola ndahet nga gruaja pas 30 vitesh bashkë
Pas tridhjetë vitesh së bashku, një nga historitë e dashurisë më të gjata dhe më diskrete në botën e futbollit ka përfunduar. Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe Cristina Serra, kanë vendosur të shkojnë në rrugë të ndara pas 30 vitesh bashkë, duke ruajtur një nivel të rrallë konfidencialiteti.
Zgjedhja e tyre, e pëshpëritur fillimisht në Argjentinë dhe më pas e konfirmuar në Spanjë, tashmë është një realitet prej javësh. Cristina, mes Londrës dhe Barcelonës, menaxhon me sukses biznesin familjar, ndërsa Pep vazhdon të shkëlqejë në futbollin anglez.
Guardiola, i cili aktualisht luan për Manchester Cityn, ka rinovuar së fundmi kontratën e tij deri në vitin 2027. Çifti, i cili u njoh në vitin 1994 dhe u martua në 2014, ka jetuar të ndarë për më shumë se pesë vjet (në një lloj krize të heshtur) pasi Serra u kthye në Barcelonë me një nga tre vajzat e tyre, Valentina, 17 vjeç, ndërsa Guardiola mbeti në Mançester.
Ata kanë tre fëmijë, Maria, 24 vjeç, Marius, 22 vjeç dhe Valentina, 17 vjeç.