Kurti në Reçak: Republika dhe populli ynë i vendosur që e vërteta të mos harrohet kurrë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qenë sot në Reçak për të nderuar kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm të vrarë në masakrën e 15 janarit 1999.“
Nderojmë të gjitha jetët njerëzore që u shuan nga vrasjet e kryera nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit dhe i autoriteteve të tjera të Serbisë urdhërdhënëse e ekzekutore” shkroi Kurti.
Ai tha se në këtë përvjetor nderojmë edhe qëndresën e familjeve të Reçakut, e anëkënd Kosovës, që dhanë më të dashurit për lirinë e Kosovës.Postimi i plotë:
Në Reçak, për të nderuar kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm të vrarë në masakrën e 15 janarit 1999.Nderojmë të gjitha jetët njerëzore që u shuan nga vrasjet e kryera nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit dhe i autoriteteve të tjera të
Serbisë urdhërdhënëse e ekzekutore.Në këtë përvjetor nderojmë edhe qëndresën e familjeve të Reçakut, e anëkënd Kosovës, që dhanë më të dashurit për lirinë e Kosovës.
Republika jonë dhe populli ynë është i vendosur që e vërteta të mos harrohet kurrë dhe që përgjegjësit për gjenocidin të përballen me drejtësinë.Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit!