Sulm raketor rus në Ukrainë, goditen objektet kritike të infrastrukturës në Lviv

Sulm raketor rus në Ukrainë, goditen objektet kritike të infrastrukturës në Lviv

Objektet kritike të infrastrukturës janë goditur në dy qarqe të Lviv të Ukrainës, si rezultat i një sulmi masiv raketor rus.

Maksym Kozytskyi, shef i administratës ushtarake të Lviv, njoftoi në Telegram se rusët kryen sulm masiv ajror, transmeton Telegrafi.

“Ndërsa një paralajmërim për sulm ajror ishte në fuqi në mëngjes, nga ora 06:12 deri në 08:12, armiku sulmoi rajonin e Lviv me raketa”, shtoi Kozytskyi.

Dy objekte infrastrukturore kritike në qarqet Drohobych dhe Stryi u goditën. Fatmirësisht nuk pati viktima, por dëme materiale.

Svitlana Onyshchuk, shefja e administratës ushtarake të rajonit Ivano-Frankivsk, gjithashtu raportoi një sulm në zonën e saj të përgjegjësisë.

“Në rajonin e Karpateve, rusët shënjestruan objektet kritike të infrastrukturës. Forcat e mbrojtjes ajrore po vepronin në rajon”, shtoi ai.

 

Shpërndaje në: