Zuckerberg paralajmëron se do pushojë nga puna 5% të stafit të Meta

Zuckerberg paralajmëron se do pushojë nga puna 5% të stafit të Meta

Kompania e teknologjisë Meta, pronare e rrjeteve Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka njoftuar se do të pushojë nga puna rreth pesë për qind të punonjësve me performancën më të ulët të kompanisë, dhe CEO i saj Mark Zuckerberg u tha punëtorëve në një memo të brendshme se viti 2025 do të jetë “vit intensiv”.

Sipas raportit për tremujorin e fundit, Meta punësoi rreth 72 mijë persona, pra një shkurtim pesë për qind i vendeve të punës do të prekë afërsisht 3600 persona. Punonjësit e prekur do të njoftohen deri më 10 shkurt, raporton Tech Crunch.

“Vendosa të rris nivelin e menaxhimit të performancës dhe të largoj më shpejt performuesit e dobët”, tha Zuckerberg në një memo.

Kompania eliminoi më parë 21,000 vende pune në 2022 dhe 2023, ose pothuajse një e katërta e fuqisë së saj punëtore, raporton CNBC.

Më pas Meta deklaroi se pushimet nga puna ishin të nevojshme për të përmirësuar efikasitetin pasi kompania punësoi shumë njerëz gjatë pandemisë së virusit korona.

Shpërndaje në: